Rusia pretendon: Perëndimi ka vendosur të eliminojë Zelensky-n

Rusia pretendon: Perëndimi ka vendosur të eliminojë Zelensky-n

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev pretendon se “Perëndimi vendosi të eliminojë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy”, transmeton Anadolu.

Në deklaratën në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Medvedev bëri një vlerësim në lidhje me arrestimin e një personi në Poloni, i cili tentoi të nxjerrë informacione që mund të përdoren në atentatin ndaj Zelenskyy-t.

Duke pretenduar se Zelenskyy kishte arsye serioze për panik, Medvedev tha se mund të kishte atentat ndaj Zelenskyy-t në Poloni dhe shtoi: “Kjo mund të jetë prova e parë që Perëndimi ka vendosur ta eliminojë atë”.

Prokuroria polake dje njoftoi se është arrestuar një person që dyshohet se u përpoq të zbulonte informacione të detajuara në lidhje me aeroportin Rzeszow-Jasionka, afërsisht 90 kilometra nga kufiri ukrainas dhe se personi në fjalë po përpiqej të kontaktonte me rusët e përfshirë në luftën Rusi-Ukrainë.

Në deklaratë thuhet se ky informacion mund të përdoret në një atentat kundër Zelenskyy-t.

Ndihma ushtarake dhe humanitare për Ukrainën dërgohet nga aeroporti Rzeszow-Jasionka, i cili është nën kontrollin e trupave amerikane.​

MARKETING