Rusia paralajmëron për “rrezik të madh” nëse NATO dërgon trupa në Ukrainë

Rusia paralajmëron për “rrezik të madh” nëse NATO dërgon trupa në Ukrainë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ndërhyrja e drejtpërdrejtë e vendeve të NATO-s ndaj luftës në Ukrainë është rrezik i madh, transmeton Anadolu.

Në përgjigje të pyetjes për mbledhjen e nënshkrimeve në Ukrainë për vendosjen e trupave të NATO-së në territorin e këtij vendi, Peskov tha: “Ky është veprim jashtëzakonisht provokues. Qeveria e Kievit është e paparashikueshme. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë e vendeve të NATO-s ndaj luftës në terren është rrezik i madh”.

Lidhur me deklaratat e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) se inteligjenca e huaj po përgatit atentat ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, zëdhënësi i Kremlinit, Peskov tha se “Informacionet që vijnë nga SBU nuk mund të thuhet se janë të sakta”.

Peskov la pa përgjigje pyetjet lidhur me pretendimet se Rusia ka përdorur në Ukrainë raketa që i përkasin Koresë së Veriut.

– “Takimi Putin-Pashinyan i nevojshëm”

Duke tërhequr vëmendjen se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të takohet sot në Moskë me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, Peskov tha se ky është një takim i nevojshëm dhe që pritet nga të dy vendet.

Në pyetjen për mundësinë e ndalimit të anëtarësimit të Armenisë në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik (EAEU), Peskov theksoi se “Procesi i integrimit në EAEU është i suksesshëm dhe siguron zhvillimin e anëtarëve”.

MARKETING