Rusia paralajmëron KS-OKB-në kundër “nxitjes artificiale të tensioneve” në Lindjen e Mesme

Rusia paralajmëron KS-OKB-në kundër “nxitjes artificiale të tensioneve” në Lindjen e Mesme

Rusia u kërkoi të enjten anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të përmbahen nga “nxitja artificiale e tensioneve” brenda Këshillit, duke paralajmëruar për përshkallëzim të mëtejshëm në Lindjen e Mesme nëse miratohen “projekt-rezoluta konfrontuese”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Misioni i Përhershëm i Rusisë tha se Moska ka mbështetur ndërprerjen pa kushte të dhunës dhe një zgjidhje politiko-diplomatike për luftën e Iranit. Misioni tha se përshkallëzimi aktual në Lindjen e Mesme është pasojë e drejtpërdrejtë e agresionit të paprovokuar nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit.

“Ne mbështesim iniciativat përkatëse të miqve tanë pakistanezë dhe shpresojmë se përpjekjet e tyre të ndërmjetësimit do të japin rezultatin e kërkuar”, theksoi misioni.

Deklarata vuri në dukje se është e rëndësishme të mbrohet pista diplomatike nga çdo provokim, përfshirë “retorikën agresive” dhe aktet e forcës, të cilat mund të prishin procesin tashmë të brishtë të negociatave.

“Ne i nxisim kolegët tanë të KS-OKB-së të përmbahen nga nxitja artificiale e tensioneve brenda Këshillit, duke shtyrë përpara projekt-rezoluta të njëanshme dhe konfrontuese, të cilat nëse miratohen mund të shkaktojnë valë të re përshkallëzimi në Lindjen e Mesme me pasoja të paparashikueshme”, thuhet mes tjerash në deklaratë.

MARKETING