Rusia nis stërvitjet ushtarake për përdorimin e armëve bërthamore

Rusia nis stërvitjet ushtarake për përdorimin e armëve bërthamore

Forcat ruse kanë filluar fazën e parë të stërvitjeve ushtarake. Këto stërvitje përfshijnë trajnime praktike në përgatitjen dhe përdorimin e armëve bërthamore jostrategjike, njoftoi të martën Ministria ruse e Mbrojtjes.

Presidenti Vladimir Putin një ditë më parë dha urdhër për kryerjen e stërvitjeve.

Ministria e Mbrojtjes në njoftimin e saj thekson se në fazën e parë të  stërvitjes janë përfshirë edhe raketat Iskander dhe Kinzhal .

“Stërvitjet synojnë të sigurojnë gatishmërinë e njësive dhe pajisjeve për “përdorimin luftarak të armëve bërthamore jostrategjike për t’iu përgjigjur dhe garantuar pa kushte integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit rus në përgjigje të deklaratave provokuese dhe kërcënimeve nga zyrtarë perëndimorë individualë kundër Federata Ruse”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

/abcnews.al/

MARKETING