Rusia mbyll hapësirën ajrore mbi qytetet veriperëndimore, ndërprerje masive të WhatsApp dhe Telegram

Rusia mbyll hapësirën ajrore mbi qytetet veriperëndimore, ndërprerje masive të WhatsApp dhe Telegram

Rusia ka vendosur të mbyllë aeroportet e saj në qytetet veriperëndimore të Murmansk dhe Apatity, e po ashtu ka kufizuar përdorimin e hapësirës ajrore mbi këto qytete.

Agjencia e lajmeve TASS raporton se masa të tilla zakonisht merren në Rusi për shkak të sulmeve të mundshme ose aktuale me dron të Ukrainës.

Një sulm i tillë ndodhi në orët e para të mëngjesit, Ku Kievi lëshoi një “shi” dronësh mbi Moskë, në atë që u përshkrua si një nga sulmet më të mëdha në kryeqytetin rus që nga fillimi i luftës në 2022.

Autoritetet ruse thanë se kishin shkatërruar të gjithë dronët që ishin nisur drejt kryeqytetit.

Sakaq, shërbimi shtetëror i monitorimit të telekomunikacionit të Rusisë po raporton ndërprerje masive në aplikacionet e mesazheve Telegram dhe WhatsApp.
Nuk sqarohet se çfarë mund t’i ketë shkaktuar ndërprerjet, por shërbimi i monitorimit DownDetector ka raportuar një rritje të raporteve të problemeve me rrjetin social Telegram këtë pasdite.

Ndërkohë, rusëve në Kursk u është kërkuar nga autoritetet vendase që të shmangin aplikacionet e takimeve online, për të parandaluar forcat e Kievit që të mbledhin informacione përmes inteligjencës.

Ministria e Brendshme e Moskës u tha banorëve, personelit ushtarak dhe policor në rajonet Bryansk, Kursk dhe Belgorod të shmangin “shërbimet e takimeve në internet“.

“Armiku përdor në mënyrë aktive burime të tilla për mbledhjen e informacionit”, thuhej në mesazhin paralajmërues në Telegram.

MARKETING