Rusët ndalojnë përdorimin e iPhone

Rusët ndalojnë përdorimin e iPhone

Zyrtarët e përfshirë në përgatitjet për zgjedhjet presidenciale të Rusisë në vitin 2024 duhet të ndalojnë përdorimin e iPhone.

Ky është qëndrimi i ri që ka marrë Kremlini për telefonat Apple, për arsye sigurie.

Sergei Kiriyenko, zëvendës shefi i parë i kabinetit të presidentit, u tha zyrtarëve politikë vendas në një seminar të organizuar nga Kremlini që të ndryshojnë telefonat e tyre deri më 1 prill, raportoi gazeta Kommersant.

“Gjithçka ka marrë fund për iPhone: ose hidheni ose jepjani fëmijëve”, citon Kommersant një nga pjesëmarrësit e seminarit. “Të gjithë do të duhet ta bëjnë këtë në mars”.

Siç raporton Reuters, i pyetur për këtë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se nuk mund ta konfirmonte raportin.

Apple nuk ka komentuar mbi këto akuza.

MARKETING