Rusët kanë një ide të re: Emigrantët që kanë nënshtetësi ruse duhet të luftojnë në Ukrainë

Rusët kanë një ide të re: Emigrantët që kanë nënshtetësi ruse duhet të luftojnë në Ukrainë

Kreu i Qendrës Federale Kriminale Ruse, Alexander Bastrykin, propozoi që të gjithë emigrantët që kanë marrë nënshtetësinë ruse të dërgohen në frontin në Ukrainë.

Bastrykin vuri në dukje rritjen e numrit të vrasjeve të kryera nga emigrantët në Rusi. Në këtë kontekst, ai përmendi idenë e dërgimit të emigrantëve në luftë kundër Ukrainës dhe në rast refuzimi të deportimit të tyre.

“Njerëzit thonë se ndërsa rusët janë në front, emigrantët po na sulmojnë pjesën e pasme. Ju nuk dëshironi të shkoni në front, nuk dëshironi të përmbushni detyrën tuaj qytetare, pastaj me mirësi kthehuni në shtëpi”, tha ai, shkruajnë mediat.

Sipas ligjeve aktuale, personat me shtetësi të dyfishtë nuk i nënshtrohen rekrutimit në ushtrinë ruse, por mund të bashkohen me forcat e armatosura ruse si vullnetarë vetëm pas nënshkrimit të një kontrate.

Një ditë më parë, deputeti komunist, Mihail Matveyev njoftoi se po përgatit një projektligj që do të lejojë emigrantët me nënshtetësi ruse të dërgohen në “Operacionin Special Ushtarak”, siç e quan zyrtarisht Rusia luftën kundër Ukrainës.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale.

MARKETING