Rroga mesatare 45 796 denarë, Mickoski: Kjo nuk mjafton, po punojmë që të jetë edhe më e madhe!

Rroga mesatare 45 796 denarë, Mickoski: Kjo nuk mjafton, po punojmë që të jetë edhe më e madhe!

Nga Enti Shtetëror për Statistikë njoftuan se neto-paga e paguar mesatare në maj të këtij viti ishte 45 796 denarë, që është 11 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. I pyetur për këtë statistikë, kryeministri Hristijna Mickoski tha se kjo nuk mjafton dhe se si qeveri po punojnë që paga mesatare të jetë edhe më e madhe.
“E para që dua të them është se edhe kjo nuk mjafton, se duhet të jetë edhe më e madhe paga mesatare dhe në atë drejtim vazhdojmë të punojmë si qeveri. Por vetë fakti që edhe paga mesatare bruto dhe neto rritet për më shumë se 11 për qind, është përgënjeshtrim për të gjithë ata nekrofilë në opozitë”, tha Mickoski.

MARKETING