Rritje pagash për policinë, ja sa do të marrin më shumë

Rritje pagash për policinë, ja sa do të marrin më shumë

MARKETING

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se të gjithë të punësuarit në këtë institucion do të marrin pagat e muajit mars me rritje lineare prej 2.470 denarë.
“Sipas të dhënave të publikuara për pagën minimale, Ministria e Punëve të Brendshme ka kryer një rritje lineare të pagës për punonjësit e MPB-së në shumën bruto prej 2.470 denarë, duke filluar me pagën për muajin mars 2026. Në periudhën e ardhshme, me zbatimin e Ligjit të ri për Punët e Brendshme, do të shqyrtohet mundësia për rritje shtesë të pagave për punonjësit e MPB-së. Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të përmirësojë kushtet e punës dhe standardin e policisë së Maqedonisë, duke kontribuar në sigurinë e përgjithshme të shtetit dhe qytetarëve”, thonë nga MPB.

MARKETING