Rritje e intensitetit të komunikacionit në “Tabanocë” dhe “Bogorodicë” pritet deri 40 minuta

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë në “Bogorodicë” pritet rreth 20-30 minuta, në “Tabanocë” 30-40 minuata, në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM apelon shoferët që të përshtasin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe të trafikut.