Rritet në mbi 9 milionë numri i refugjatëve ukrainas që kanë hyrë në Poloni

Rritet në mbi 9 milionë numri i refugjatëve ukrainas që kanë hyrë në Poloni

Është rritur në mbi 9 milionë numri i refugjatëve që kanë hyrë nga Ukraina në Poloni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria në Twitter e Rojës Kufitare të Polonisë, rikujtohet se është përjetuar migrim intensiv që nga fillimi i luftës Ukrainë-Rusi.

“Vetëm dje 29.900 persona kanë hyrë në vend nga Ukraina. Numri i personave që kanë kaluar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës e deri më tani ka arritur në 9 milionë e 74 mijë”, theksohet nga Roja Kufitare e Polonisë.

Sipas të dhënave të publikuara, numri i ukrainasve që janë larguar nga Polonia është 7 milionë e 250 mijë.

MARKETING