Rritet në 8 numri i foshnjave që kanë vdekur nga i ftohti në Gaza

Rritet në 8 numri i foshnjave që kanë vdekur nga i ftohti në Gaza

Një foshnje 35-ditëshe në Rripin e Gazës, ku Izraeli ka vazhduar sulmet që nga 7 tetori i vitit 2023, ka ngrirë deri në vdekje për shkak të motit të ftohtë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gaza, transmeton Anadolu.

“Foshnja Yusuf Ahmet Enver Kulub, i cili ishte vetëm 35 ditë, vdiq për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe të ftohtit ekstrem që përfshiu Rripin e Gazës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Duke tërhequr vëmendjen në rritjen e numrit të vdekjeve nga i ftohti ekstrem, në njoftim bëhet e ditur se me këtë rast numri total i të vdekurve u rrit në 8.

Ushtria izraelite ka vazhduar luftën gjenocidale në Rripin e Gazës duke vrarë më shumë se 45.800 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, që nga sulmi ndërkufitar i grupit palestinez Hamas më 7 tetor 2023, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Në nëntor të vitit 2024, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi ​​urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për luftën e tij vdekjeprurëse në enklavë.

MARKETING