Rritet kolonia e lojtarëve të Barcelonës në Miami, Messi tërheq një tjetër katalanas

Rritet kolonia e lojtarëve të Barcelonës në Miami, Messi tërheq një tjetër katalanas

Pasi u transferua vetë dhe më pas bindi edhe Sergi Busquets, Lionel Messi do të bashkohet me një tjetër ish të Barcelonës te Inter Miami.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë Jordi Alba i cili ka pranuar të bashkohet me Busquets dhe Messin te skuadra nga Florida që këtë sezon do të luftojë për të siguruar zonën play off edhe pse ky është një mision shumë i vështirë pasi në 11 ndeshjet e fundit nuk ka regjistruar ende asnjë fitore.
Alba është aktualisht pa kontratë pas ndërprerjes se bashkëpunimit me Barcelonën, ndërsa pritet të jetë i gatshëm për Inter Miami që në sfidën e së martës tjetër kundër skuadrës së Atlanta-s.

MARKETING