Rriten tensionet mes dy vendeve/ BBC: Kina simulon goditjet kundër “objektivave kyçe” në Tajvan

Rriten tensionet mes dy vendeve/ BBC: Kina simulon goditjet kundër “objektivave kyçe” në Tajvan

Anijet ushtarake kineze dhe ato tajvaneze, janë përplasur pranë vijës së mesme të ngushticës së Tajvanit.
Sot, si pjesë e një stërvitjeje ushtarake tre-ditore, Kina kreu sulme të simuluara ndaj trupave të huaja pranë bregut jugperëndimor të Tajvanit, shkruan BBC.

Ministria kineze e Mbrojtjes njoftoi sot se Forcat Ajrore Kineze kanë përfshirë avionë shtesë në stërvitjet ushtarake pranë ngushticës së Tajvanit.

Tajvani tha se të paktën 71 avionë kinezë fluturuan rreth ishullit të shtunën. Gjithashtu u raportua se 45 avionë luftarakë kaluan vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit, vijën ndarëse jozyrtare midis territorit tajvanez dhe kinez.

MARKETING