Rrëzohet një avion i vogël në Liqenin e Mavrovës, një person është lënduar

Rrëzohet një avion i vogël në Liqenin e Mavrovës, një person është lënduar

Një aeroplan i vogël është rrëzuar në Liqenin e Mavrovës, njoftoi Qendra e Menaxhimit të Krizave, raporton SHENJA.

Në bord kishte dy persona, njëri prej të cilëve është lënduar.

“Incidenti është raportuar në numrin 112, dhe informacioni është përcjellë menjëherë nga QMK-ja te SPB-Tetovë, Ndihma e Shpejtë dhe Qendra Rajonale e Menaxhimit të Krizave për ndërhyrje emergjente”, thonë nga QMK-ja.

MARKETING