Rreth 100 intervenime të Ndihmës së Shpejtë gjatë 24 orëshit në Shkup

Rreth 100 intervenime të Ndihmës së Shpejtë gjatë 24 orëshit në Shkup

Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë në Shkup gjatë 24 orëshit të kaluar ka pasur 100 intervenime, prej të cilave 40 kanë qenë të shkallës së parë urgjente, si dhe ka pasur shumë thirrje nga prindërit se si të sillen me fëmijët e tyre të dehur, deklaroi për MIA-n Milica Bubalo, udhëheqëse e Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë.

Rreth 20 ndërhyrje emergjente kanë qenë për personat e dehur, katër deri në pesë për persona me rrahje fizike janë transferuar në disa nga qendrat emergjente, si dhe kanë ndërhyrë në gjashtë aksidente trafiku.

Prindërit që iu drejtuan Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë për fëmijët e dehur morën këshilla.

MARKETING