Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës, reagon Vuçiç: Tre efektivët u arrestuan 1.8 kilometra larg kufirit

Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës, reagon Vuçiç: Tre efektivët u arrestuan 1.8 kilometra larg kufirit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se asnjë ushtar dhe asnjë polic nga Serbia nuk ka hyrë përtej kufirit me Kosovën.
Ai tha se policia serbe arrestoi tre policë të Kosovës 1.8 kilometra larg kufirit.

“Këta njerëz nuk kanë çfarë të kërkojnë në zonën Tresava-Batnjik pa miratimin e KFOR-it, sidomos me tyta të gjata”, tha Vuçiç në Radio televizionin e Serbisë (RTS).

Vuçiç tha se Ushtria e Serbisë ishte 20 kilometra larg vendit të arrestimit.
Policia e Kosovës tha se në mesditën e 14 qershorit tre zyrtarët policorë dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.Policia e cilësoi si “kidnapim klasik të organizuar” brenda territorit të Kosovës.

Vendi Tresave/Bare gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.

Krerët shtetërorë në Kosovë e kanë dënuar këtë veprim, të cilin e kanë cilësuar si “akt agresioni”, duke kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të dënojë Serbinë dhe zyrtarët policorë të lirohen menjëherë.Duke komentuar raportimet e mediave se Qeveria e Kosovës ka ndaluar importin e mallrave nga Serbia, Vuçiq tha se kjo tregon se “ju dëshironi t’i torturoni njerëzit në veri, t’i lini pa ilaçe dhe ushqime elementare”.

Mediat në Kosovë kanë raportuar se Kosova ka ndaluar importin e mallrave nga Serbia, ndonëse Qeveria ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë./REL

MARKETING