Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre, të cilët humbën jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Kjo gjë shkaktoi reagime të shumta, ku nuk munguan kritikat ndaj 40-vjeçarit, i cili sipas raportimeve ndodhet me familjen e tij në Majorka me pushime.
Pak orë pasi kjo u vu re, ishte vetë Ronaldo që reagoi në lidhje me mungesën në këtë ceremoni lamtumire të shokut të tij, duke pohuar se nuk ishte i pranishëm për shkak të popullaritetit, dhe kjo gjë do të shkaktonte incidente.

“Ronaldo zgjodhi të mos merrte pjesë në ceremoninë në Gondomar, Portugali, për shkak të statusit të tij si yll global. Ai vendosi se mund të ishte më e dëmshme sesa e dobishme për të që të ishte atje, pasi do të tërhiqte vëmendje të tepruar në një kohë kur familja është në zi”, deklarojnë mediat luzitane.

Ronaldo më tej thuhet se komunikoi me familjen e Jota-s, prindërit dhe bashkëshorten, duke u bërë me dije arsyen e mungesës si dhe duke ofruar mbështetjen e tij.

Diogo Jota humbi jetën si pasojë e një aksidenti në Zamora të Spanjës, ku makina e tij shpërtheu në flakë pas përplasjes, ndërsa së bashku me të ndodhej dhe vëllai i tij Andre Silva, futbollist i Penafiel.

MARKETING