Ronaldo: Shpresojmë t’i fitojmë të gjithë trofetë

Ronaldo: Shpresojmë t’i fitojmë të gjithë trofetë

Cristiano Ronaldo pret që të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm sezonin e ardhshëm. Ylli portugez foli nga Japonia, atje ku po kryen turneun para-sezonal me Al-Nassr.

“Shpresojmë t’i fitojmë të gjithë trofetë. E dimë se do të jetë shumë e vështirë, por kemi një skuadër të mirë, një trajner të ri dhe lojtarë të rinj”, ka thënë Ronaldo.
Ekipi saudit sezonin e ardhshëm do të drejtohet nga Luis Castro. “Ambiciet janë të njëjta me vitin e kaluar. Ne duam të kemi një sezon të mirë dhe unë dua të fitoj disa trofe këtë vit. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka shtuar 38-vjeçari. Kujtojmë se në sezonin e fundit Al-Nassr nuk e fitoi asnjë trofe.

MARKETING