Rokas: Ekziston aktivitet i fortë diplomatik për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë, liderët e BE-së do të vizitojnë Shkupin në muajt e ardhshëm

Rokas: Ekziston aktivitet i fortë diplomatik për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë, liderët e BE-së do të vizitojnë Shkupin në muajt e ardhshëm

Ekziston aktivitet intensiv diplomatik për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë, në atë drejtim liderët e Bashkimit Evropian do ta vizitojnë Shkupin në muajt e ardhshëm, tha ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas, pas vendosjes së gurthemelit të vendkalimit kufitar Maqedoni-Greqi “Markova Noga”.

“Në nivel të BE-së, ne po punojmë shumë në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për të kapërcyer të gjitha çështjet e mbetura para se të hapim negociatat. Ka një aktivitet intensiv diplomatik për zgjidhjen e kësaj çështjeje, përfaqësues të lartë të BE-së do të vizitojnë Shkupin në dy-tre muajt e ardhshëm dhe shpresoj se do të mund të ecim përpara, tha Rokas në përgjigje të pyetjes së një gazetari se si është disponimi në BE për nënshkrimin e një deklarate nga Këshilli Evropian, Komisioni Evropian ose pala bullgare, për atë se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë do të jetë çështja e vetme dypalëshe e rrugës tonë drejt BE-së.

Në të njëjtën kohë, shtoi Rokas, duke punuar për zgjidhjen e kësaj çështjeje, duhet të vazhdojnë përpjekjet për zbatimin e reformave të përfshira në Agjendën e Reformës, të miratuar në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Në pyetjen e të njëjtit gazetar, kryeministri Hristijan Mickoski tha se deri më tani ka dëgjuar shumë deklarata, por se duhet të shihen veprimet.

“Më kujtohet kur përfaqësues të lartë të BE-së, të shoqëruar nga përfaqësues të lartë të vendeve të tjera të botës, u ulën para meje dhe më thanë – emri është gjëja e fundit që duhet të bëni. Sigurisht që edhe atëherë ishim kundër, por edhe atëherë u thashë se nuk po thoshin të vërtetën dhe se nuk ishte gjëja e fundit. Duhet të shohim veprime, dhe veprimet për mendimin tim paraqesin njohje të vendimeve të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg për komunitetin maqedonas në Bullgari. Njohje e qartë dhe pa mëdyshje e identitetit shekullor maqedonas dhe njohje e qartë dhe pa mëdyshje e kulturës, traditës, zakoneve shekullore maqedonase dhe njohje e qartë dhe pa mëdyshje e gjuhës maqedonase, e cila është gjuhë zyrtare në OKB që nga viti 1945. Duhet të respektojmë parimet, përndryshe kemi thënë një problem serioz”, tha Mickoski.

Kryeministri shtoi se ne si shtet nuk kemi asnjë problem me kombet e tjera, përkundrazi i respektojmë.

“Nëse dikush ka një problem sepse dikush më i madh se ai po e këshillon, ndërsa dikush këtë e percepton këtë si ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti sovran, atëherë ajo që po dëgjojmë nga fqinji ynë lindor, nëse nuk është ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti sovran, nuk e di se çfarë është. Pra, ne nuk jemi popull që kemi problem me popujt e tjerë, përkundrazi, ne i respektojmë fqinjët tanë, shqiptarët edhe serbët, grekët, bullgarët, por kërkojmë respekt të barabartë edhe për ne maqedonasit”, tha Mickoski.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për vendin, Tomas Vajc, gjatë vizitës së tij në Shkup në fund të shkurtit, në një intervistë për Agjenda 35 e RTMV-së, tha se nevojiten deklarata të qarta nga KE, Këshilli i BE-së dhe Qeveria në Sofje, si garanci se vendi po kërkon që pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese të mos ketë veto të reja ndaj Bullgarisë.

MARKETING