Rodrygo befason, e duan katër klube angleze, ai për bisedime zgjedh më të dobëtin

Rodrygo befason, e duan katër klube angleze, ai për bisedime zgjedh më të dobëtin

Sipas gazetarit të afërt me Real Madridin, Ramon Alvarez de Mon, anësori brazilian Rodrygo, ka nisur bisedimet me klubin anglez Tottenham Hotspur, mes pasigurisë që ka mbizotëruar rreth së ardhmes së tij në “Santiago Bernabeu”.

Tottenham është në kontakt të drejtpërdrejtë me Real Madridin dhe po punon për një marrëveshje të mundshme, ndërkohë që edhe Liverpooli po e ndjek nga afër situatën, me mundësinë për të bërë një lëvizje në ditët në vijim.

Rodrygo ka pasur minuta të kufizuara nën drejtimin e trajnerit të ri, Xabi Alonso, dhe mbetet i hapur për t’u larguar këtë verë. Megjithatë, nuk ka ende një vendim përfundimtar dhe vetë lojtari është duke vlerësuar mundësinë për të qëndruar dhe për të luftuar për vendin e tij në ekip.
Liverpooli ka shfaqur interes konkret, sidomos në kuadër të përforcimit të repartit ofensiv, por deri më tani nuk ka pasur negociata të drejtpërdrejta me Real Madridin.

Man City dhe Arsenal ishin po ashtu të interesuar dhe flitej për oferta të tyre, por duket se deri tani nuk kanë ardhur. Tottenhami nga katër të interesuarit ka më pak histori dhe trofe.

Në anën tjetër, drejtuesit madrilenë duken të hapur për të shqyrtuar oferta për Rodrygon si pjesë e një riorganizimi të skuadrës gjatë kësaj vere.

MARKETING