Rodri së shpejti do të marrë një kontratë të re – Man City frikësohet nga Real Madridi

Rodri së shpejti do të marrë një kontratë të re – Man City frikësohet nga Real Madridi

Manchester City po synon të përshpejtojë bisedimet me Rodrin për një zgjatje kontrate, pasi drejtuesit e klubit duan të sigurohen sa më shpejt për angazhimin afatgjatë të mesfushorit spanjoll.

Interesi i Real Madridit e ka shtuar edhe më shumë presionin mbi ish-kampionët e Anglisë, raporton GiveMeSport.

Largimet e fundit shtojnë urgjencën

Skuadra e Pep Guardiolës ka pësuar ndryshime të rëndësishme ditët e fundit. Ederson u transferua te Fenerbahçe për 14 milionë euro, duke hapur rrugën për ardhjen e Gianluigi Donnarummës nga PSG.

Po ashtu, Ilkay Gündogan kaloi te Galatasaray, ndërsa Manuel Akanji iu bashkua Interit në formë huazimi me të drejtë blerjeje për rreth 15 milionë euro.

Në këtë situatë, City është i vendosur të mos humbasë edhe një tjetër shtyllë të ekipit dhe ta mbajë Rodrin si pikë kyçe të projektit të ri.

Kontrata e re në plan të afërt, Real Madridi te dera

Rodri ka edhe më pak se dy vite kontratë me Cityn dhe aktualisht fiton 250 mijë euro në javë. Klubi dëshiron ta rinovojë sa më shpejt marrëveshjen për të shmangur rrezikun që ai të hyjë në vitin e fundit, gjë që do t’i lejonte rivalëve të provonin transferimin me një çmim më të ulët.

Burime pranë klubit tregojnë se Real Madridi po e monitoron me kujdes situatën e mesfushorit. “Los Blancos” do të përpiqeshin ta bindnin spanjollin në rast se Man City nuk vepron me shpejtësi.

Një lojtar i pazëvendësueshëm

29-vjeçari, që u transferua nga Atlético Madrid në vitin 2019 për 72 milionë euro, është bërë një nga liderët e skuadrës së Guardiolës.

Ai ka fituar katër tituj kampioni, një Ligë të Kampionëve, një FA Cup, një Botëror Klubesh dhe shumë trofe të tjerë.

Man City e sheh Rodrin si lojtar kyç për të ardhmen, ndaj drejtuesit dhe Guardiola kërkojnë me ngulm ta sigurojnë sa më shpejt nënshkrimin e tij në një kontratë të re./Telegrafi/ 

MARKETING