RMV, prej sot hyn në fuqi ligji që gjobit këmbësorët të cilët kalojnë rrugën me celular në dorë

RMV, prej sot hyn në fuqi ligji që gjobit këmbësorët të cilët kalojnë rrugën me celular në dorë

Prej sot hynë në fuqi ligji me të cilin mbajtja e telefonit në dorë derisa lëviz në komunikacion mund t’ju kushtojë shtrenjtë. Ligji i ri ndalon përdorimin e paisjeve elektronike teksa tejkalon në vizbardha. Një shpërqendrim i vogël, rrezikon gjoba të rënda, sepse ky ligj synon sigurinë e jetës nga aksidentet.

Sipas nenit 116 të ligjit për sigurinë në komunikacion, këmbësorët tashmë janë të detyruar të lëvizin me kujdes, pa përdorur pajisje elektronike… që mund t’i ulë vëmendjen gjatë kalimit të rrugës dhe shtegut të biçikletave, ndryshe do të dënohet  me 40 euro, ndërsa për shoferët e skuterëve, traktorëve dhe motoçikletave që vozisin dhe përdorin pajisje elektronike, gjoba është 50 euro.

Ligji është i publikuar edhe në gazetën Zyrtare, dhe zbatimi i tij fillon sot ku vëmendje e veçantë i kushtohet ecjes së sigurt në vizat e bardha.

Sipas ligjit nuk mund të përdoren kufje, telefona celularë, tableta, ora inteligjente ose pajisje të tjera elektronike që mund të zvogëlojnë vëmendjen dhe sigurinë, nga ku përjashtim bëjnë vetëm pajisjet e specializuara të komunikimit të integruara në helmeta mbrojtëse.

Ndërkaq nga një janari i vitit 2026 pritet të hyjë në përdorim edhe sistemi “Qyteti i Sigurt (Safe City)”, i cili me video-mbikëqyrje do të identifikojë shkeljet e komunikacionit. Edhe pse kamerat në komunikacion janë legalizuar tashmë, zbatimi i tyre i plotë do të fillojë në Vitin e Ri. Megjithatë, për këtë është e nevojshme të miratohet edhe Ligji për shkeljet, i cili ende nuk është shqyrtuar në Kuvend. Deri atëherë, sistemi “Qyteti i Sigurt” do të funksionojë në mënyrë prove.

MARKETING