RMV: 12.996 nxënës janë regjistruar në shkollat ​​e mesme në aplikimin e parë, lista finale del më 1 korrik

RMV: 12.996 nxënës janë regjistruar në shkollat ​​e mesme në aplikimin e parë, lista finale del më 1 korrik

Në shkollat e mesme të Maqedonisë së Veriut, në aplikimin e parë gjithsej janë regjistruar 12 996 nxënës, ndërsa rang listat përfundimtare për cdo shkollë me rezultatet e regjistrimit dhe vendeve të lira do të publikohet më 01 korrik të vitit 2023, deri në orën 12:00.
Prej nxënësve të regjistruar:

• 9 655 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,

• 3101 nxënës me mësim në gjuhën shqipe,

• 234 nxënës me mësim në gjuhën turke dhe

• 6 nxënës me mësim në gjuhën serbe.

Sipas llojit të arsimit, në aplikimin e parë janë regjistruar gjithsej:

• 4606 nxënës në Gjimnaz

• 8235 nxënës në arsimin profesional

Afati i parë i aplikimit të nxënësve u realizua përmes aplikimit elektronik në datat 20 dhe 21 qershor 2023. Rang Lista preliminare u publikua më 22 qershor të vitit 2023, ndërsa dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkollat është bërë më 22 dhe 23 13 qershor të vitit 2023. Rang listat përfundimtare u publikuan më 24 qershor të vitit 2023.

MARKETING