Rinovim dhe shtim page, përgatitet dhurata e radhës për “yllin” e Interit

Rinovim dhe shtim page, përgatitet dhurata e radhës për “yllin” e Interit

Pas marrjes së shiritit të kapitenit, Lautaro Martinez e pret edhe rinovimi i kontratës me Interin, skuadër ku luan prej verës së vitit 2018.

Sulmuesi argjentinas, i cili fitoi Kupën e Botës në Katar 2022, u shpall kapiteni i ri i skuadrës së Simone Inzaghit pas largimit të portierit Handanovic.

26-vjeçari e ka nisur shumë mirë sezonin e ri. Dhe deri tani kryeson renditjen e golashënuesve të Serie A me 5 gola në po kaq ndeshje.

Ndërkohë që shënoi edhe në takimin e parë në Champions League. Duke evituar humbjen e Interit kundër Real Sociedad në Spanjë (1-1).

Lautaro ka kontratë deri në 2026 me zikaltrit, por drejtuesit duan ta zgjatin bashkëpunimin me të edhe për dy vite të tjera.

Rinovim deri në 2028 dhe rritje e pagës sezonale. Sulmuesi latin përfiton aktualisht 6 mln euro + bonuse.

MARKETING