Rikthim i çmendur nga Real Madridi ndaj Valencias, ‘Mbretërit’ në krye të La Ligas

Rikthim i çmendur nga Real Madridi ndaj Valencias, ‘Mbretërit’ në krye të La Ligas

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Valencias xhiro kjo e vlefshme për javën e 12-të të La Ligas.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 27-të me Hugo Duro i cili u gjend mirë brenda zonës për ta dërguar topin në rrjetë për 1-1.

Në minutën e 55-të Real Madridi fitoi një penallti pas një ndërhyrje të palejueshme ndaj Kylian Mbappe brenda zonës.

I pasaktë nga pika e bardhë u tregua Jude Bellingham i cili nuk ia doli ta mposhtë portierin vendas duke goditur shtyllën.
Në minutën e 60-të mysafirët gjetën golin e barazimit me Mbappen, por ai u anulua më pas nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Po zhvillohej minuta e 79-të kur Vinicius Junior u përjashtua me karton të kuq pasi shtyu në fytyrë portierin e Valencias.

Sidoqoftë kjo nuk e zmbrapsi Real Madridin të cilët ia dolën të barazojnë shifrat në 1-1 përmes Luka Modric në minutën e 85-të.

Po luhej minuta e 96-të e takimit kur mbrojtësi i vendasve Dimitri Foulqier bëri një gabim të pafalshëm duke ia lejuar Jude Bellingham të shënojë golin e fitores për 2-1.

Real Madridi është momentalisht lider në La Liga me 43 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Atletico Madridi në pozitën e dytë me një ndeshje më pak se ekipi i Carlo Ancelottit.

 

MARKETING