Rikthehet Liga e Parë, nesër Bregallnica – Shkëndija

Rikthehet Liga e Parë, nesër Bregallnica – Shkëndija

Pas pauzës dy javore në fundjavë rikthehet kampionati elitar në futbollin e Maqedonisë së Veriut me xhiron e 15-të në program. Këtë xhiro do ta hap dueli Bregallnica – Shkëndija që do të luhet nesër në qytetin e Shtipit.

Kjo ndeshje është e vetmja që do të zhvillohet ditën e shtunë, përderisa pesë takimet tjera do të luhen të dielën, ku do të ketë edhe përballje ndërmjet dy ekipeve shqiptare, me kampionët në fuqi Struga Trim Lum që do të luajnë ndaj Voska Sportit. Skuadra e Shkupit në Çair do të pret Makedonija Gjorçe Petrovin, përderisa Gostivari do të jetë mysafirë i Rabotniçkit në kryeqytet.

Në dy ndeshjet tjera, Sileksi takohet me Vardarin dhe Tikveshin me Brera Strumicën. Të gjitha sfidat luhen në termin të njejtë, duke nisur nga ora 13:00.

MARKETING