Rikthehet Liga e Kampionëve me disa ndeshje nxitëse

Rikthehet Liga e Kampionëve me disa ndeshje nxitëse

Pas disa muajve pritje tani vjen radha e futbollit në Ligën e Kampionëve, ku në orar janë shumë ndeshje interesante për tu zhvilluar mbrëmjen e sotme.

Fituesi në fuqi i kësaj gare, Mançester Siti, e nis me një ndeshje të lehtë ndaj Crvena Zvezdas, ndërsa Barcelona e pret Antëerpin, me të dy ndeshjet që fillojnë nga ora 21:00. Milani luan ndaj Njukasëllit dhe Jang Bojs ndaj RB Lajpcigut, me dy ndeshjet e vetme që zhvillohen sot nga ora 18:45.

Ndeshje interesante gjatë ditës së sotme padyshim që pritet të jenë ato mes Paris Sen Zhermenit dhe Borusia Dortmund, si dhe Lazio kundër Atletiko Madridit. Fejnord-Seltik dhe Shakhtar Donjetsk-Porto janë dy ndeshjet e fundit të ditës së sotme.

MARKETING