Rikthehet Lewis Hamilton, siguron “pole position” në Hungari

Rikthehet Lewis Hamilton, siguron “pole position” në Hungari

Piloti britanik i Mercedesit, Luis Hamilton ka siguruar “pol posizhën” në pistën e Hungaroringut, pasi regjistroi kohën më të shpejtë prej 1 minutë, 16 sekonda e 609 të mijtat. Ai la pas vetes kampionin e botës në fuqi, Maks Verstappen me Red Bull, ndërsa në vendet 3 dhe 4 u renditën dy pilotët e Meklarenit Lando Noris dhe Oskar Piastri. Surprizë edhe vendi i pestë i kinezit Zhou me Alfa Romeo, që la pas pilotin e Ferrarit, Sharles Leklerk. Gara për Çmimin e Madh të Hungarisë do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 15:00.

MARKETING