Rikthehet kampionati, ndeshja Shkupi – Brera e hapin xhiron e 7-të!

Rikthehet kampionati, ndeshja Shkupi – Brera e hapin xhiron e 7-të!

Fundjava rikthen Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut pas një pauze te shkurtë që kishte për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare për eliminatoret e Kampionatit Europian 2024. Përballja Shkupi – Brera e hapin xhiron e 7-të të shtunën, me ndeshjen që do të luhet në Çair, duke nisur nga ora 15:00.

Ndërkohë 5 përballjet tjera do të zhvillohen të dielën. Struga Trim Lum është mysafire e Bregallnicës në Shtip, Shkëndija e Tetovës do luajë në transfertë në Kratovë përballë Sileksit, Voska Sport vjen në Shkup për tu takuar me Rabotniçkin, përderisa Gostivari do ti matë forcat me Makedonija Gjorçe Petrovin.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 7-të do të zhvillohen në termin të njejtë, duke nisur nga ora 15:00.

MARKETING