Fluminense duhej të ishte favorite për shkak të pasaportës braziliane, ndonëse koeficientët janë në favor të arabëve të trajnerit Simone Inzagi.
Skuadra nga Rio de Zhaneiro, gjithsesi, do të vazhdojë me stilin e saj tepër praktik dhe vertikal, pa shumë zotërim topi, por me sulme të rrufeshme.
Mungesa e vetme duhet të jetë ajo e mbrojtësit të majtë Rene, të pezulluar, ndërsa Xhon Arias e Zherman Kano do të jenë kërcënim në sulm.
Trajneri Gauço pritet të kthehet në skemën 4-2-3-1, pasi ndryshoi në 3-5-2 kundër Interit.
Al Hilal ndërkaq ka mjaft yje në përbërje.
Sulmuesi brazilian Leonardo shënoi dy herë ndaj Sitit, Ruben Nevesh e Milinkoviç Saviç janë shtylla në mesfushë, ndërsa Kulibali, Kanselo e Lodi ishin të fortë në mbrojtje.
Problem, mungesa e kapitenit Al Dausari dhe e sulmuesit të Serbisë, Mitroviç, për shkak dëmtimi.
Sauditët dinë të luajnë futboll sulmues, edhe pse Inzagi është trajner pragmatist, sipas traditës më të gjatë italiane.
Ndërkaq, në orën 3 pas mesnate, do të luhet çerekfinalja tjetër, ajo mes Palmeirasit e Çelsit, pra të dyja skuadrat braziliane do ta mësojnë sot fatin e tyre./abcnews.al