Rikthehet Adenis Shala, i gatshëm për duelin me Makedonija Gj.P.

Rikthehet Adenis Shala, i gatshëm për duelin me Makedonija Gj.P.

Sulmuesi anësorë i Shkëndijës, Adenis Shala është rikuperuar dhe pas gati një muaj e gjysmë pauzë do të jetë në kombinim për lojë ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit.

Adenis Shala rikthehet të ushtrojë me grupin e futbollistëve kuqezi dhe dy seancat e fundit stërvitore ka punuar me intensitet maksimal. Kjo nënkupton se lëndimi i sulmuesit anësorë tashmë është e kaluar dhe 24 vjeçari është gati për lojë. Trajneri Ardian Nuhiu do të vendos nëse të dielën ndaj Makedonija Gj.P. do ta inkuadrojë Shalën nga fillimi apo do ta përdorë si armë shtesë nga bankina.

Adenis Shala u ndëshkua me karton të kuq në duelin e xhiros së parë me Voskën në Ohër, ndërsa kur po bëhej gati për tu kthyer pas skadimit të pezullimit, u lëndua në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Rabotniçkin në Shkup.

Pezullimi dhe dëmtimi bashkarisht e lanë jashta fushave më shumë se një muaj e gjysmë, por tashmë pritja merr fund dhe të dielën në Tetovë në kuadër të xhiros së 8-të të LPFMV, Shala do jetë gati sërish të paraqitet në formacionin e Shkëndijës.

MARKETING