Rihapet pika kufitare në Han të Elezit pas mbylljes për shkak të zjarreve

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pika kufitare në Han të Elezit është rihapur për qarkullim të automjeteve, pas mbylljes së përkohshme që kishte ndodhur për shkak të zjarreve në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut.
“Ju njoftojmë se është hapur për qarkullim rruga nga PKK Hani i Elezit për Shkup”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Kjo rrugë ishte bllokuar më herët nga autoritetet maqedonase si masë sigurie, për shkak të përhapjes së zjarrit pranë tunelit Stankovec, i cili paraqiste rrezik për automjetet dhe drejtuesit e tyre.
Autoritetet kanë bërë të ditur se lëvizja tashmë është normalizuar dhe qytetarët mund të përdorin këtë pikë kufitare si zakonisht.