Rezultatet e para nga Dibra: Garë e ngushtë mes Melës dhe Imerit
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka publikuar rezultatet e para të zgjedhjeve në Komunën e Dibrës. Sipas të dhënave fillestare, me 21,95% të votave të numëruara, gara po rezulton mjaft e ngushtë mes kandidatëve kryesorë.
Fisnik Mela (VLEN) ka marrë 872 vota, ndërsa Ramadani Imeri (i pavarur) ka siguruar 821 vota.
Numërimi i votave është ende në proces dhe rezultatet përfundimtare pritet të ndryshojnë në vijim.

