Rezultatet e para në Dollnen: Blerim Islami në epërsi ndaj Sashko Veljanovskit
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të para për zgjedhjet në Komunën e Dollnenit.
Sipas të dhënave të deritanishme, me 66.11% të votave të numëruara, rezultatet janë si vijon:
Blerim Islami – 2.539 vota
Sashko Veljanovski – 1.932 vota
Procesi i numërimit vazhdon, dhe rezultatet përfundimtare pritet të publikohen pas përfundimit të numërimit të të gjitha vendvotimeve.

