Rezervat devizore tejkaluan pesë miliardë euro
Rezervat devizore në fund të dhjetorit 2024 ishin pesë miliardë e 19 milionë euro dhe në krahasim me muajin paraprak shënojnë rritje për 99 milionë euro, kumtoi Banka popullore.
Pjesa më e madhe e rezervave devizore janë plasuar në letra me vlerë (70,1 për qind), pas çka vijojnë valutat dhe depozitat (18,8 për qind) dhe ari monetar (11 për qind).