Rexhepi: Largimi i deputetëve nga subjektet amë ndodhë kur devijojnë qëllimet fillestare
Sa i përket largimit të deputetëve nga një subjekt nga ku edhe kanë fituar votat për tu bërë pjesë e legjislacionit, ndonjëherë si të pavarur por në raste edhe duke ju bashkangjitur një grupacion tjetër, Zejd Rexhepi, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se mbetet në çështjen personale të tyre, nëse këto veprime i kanë bërë për bindje politike apo për kalkulime personale.
Rexhepi tha se disa parti u larguan edhe nga Fronti Evropian, ndërsa sa i përket asaj se a është i drejtë vendimi i tyre, mund të diskutohet por është i lirë në aspekt demokratik.
“Ka lëvizje të cilët janë të nxitura, mund të jenë të nxitura, por lëvizjet përsëri mbeten vendime personale e individëve”, tha Rexhepi.
Rexhepi tha deri sa nuk rregullohet me ligj që deputeti të mos mundet të braktis grupin me të cilin ka fituar mandatin, kjo çështje konform kushtetues dhe ligjeve është e lirë dhe ta e shfrytëzojnë një liri të tillë.
“Megjithatë ka raste kur, jo individi por subjekti politik e ka devijuar rrugën për çka e ka marrë mandatin. Edhe atëherë si do ta definojmë, kush do të ketë përgjegjësi para votuesi, para qytetarit, subjekti që ka devijuar rrugën apo deputeti i cili e ka braktis subjektin politik me të cilin ka qenë bashkë. Këto janë çështje të cilët lihen në vetëdijen e opinionit publik ndërsa juridikisht nuk është sanksionuar një çështje e tillë, me çka ju jepet e drejtë deputetëve që të funksionojnë konform, a është drejtë morale ose jo kjo mbetet cështje e debatit publik”, shtoi më tej Rexhepi.

