Rexhepi: Kasami i shmanget debatit nga frika, nuk ka realizuar asnjë nga 16 premtimet prioritare

Rexhepi: Kasami i shmanget debatit nga frika, nuk ka realizuar asnjë nga 16 premtimet prioritare

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, në një intervistë në emisionin “Debat në SHENJA”, komentoi refuzimin e kundërkandidatit të tij, Bilall Kasami, për të marrë pjesë në debat.

Rexhepi u shpreh se ky refuzim vjen si pasojë e frikës dhe panikut nga përballja me të vërtetën dhe faktet mbi gjendjen aktuale në komunë.

“Nuk mendoj që janë të dyja – as arroganca, as diçka tjetër. Unë mendoj se është paniku. Ata janë në panik nga përballja me faktet dhe realitetin në Tetovë. Nuk mund të jesh njëkohësisht në panik dhe arrogant. Ata duhet të gjejnë një mënyrë për t’i shpjeguar qytetarëve të Tetovës se pse i gënjyen katër vite më parë,” deklaroi Rexhepi.

Ai shtoi se shmangia e debatit është një formë e frikës për të pranuar llogaridhënie publike për premtimet e pambajtura dhe situatën aktuale në komunë. /SHENJA/

MARKETING