Reusi mund t’i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Reusi mund t’i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Mediat angleze kanë shkruar të dielën se Marco Reus mund të transferohet te skuadra e re e Cristiano Ronaldos, Al-Nassr.

Klubi i Arabisë Saudite ka shprehur interesim për kapitenin e Dortmundit. “Daily Mail” ka shkruar se ekziston interesimi për 33-vjeçarin, që ka kontratë me “verdh e zinjtë” deri në fund të sezonit.

“Është normale që klubet e tjera të interesohen për një lojtar si Reus, kontrata e të cilit skadon pas gjashtë muajsh”, ka thënë menaxheri i Reusit, Dirk Hebel, shkruan “Bild”.
“Reusi ka treguar dashurinë për Dortmundin, por ai dëshiron të vazhdojë të luajë futboll. Dhe është normale të shihen edhe opsionet e tjera”, është shprehur ai. Reusi është pjesë e Dortmundit prej vitit 2012 dhe ka shënuar 156 gola në 368 ndeshje.

MARKETING