Reshjet intensive përmbytin Bukoviçin, Arnaqin dhe Semenishtin në Saraj
Fshatrat Bukoviç, Arnaqi dhe Semenisht në komunën e Sarajit janë përfshirë nga përmbytje si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë goditur zonën gjatë orëve të fundit.
Sipas pamjeve nga terreni, disa rrugë janë mbuluar nga uji, ndërsa sipërfaqe të tëra fushash janë përmbytur, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve dhe qarkullimin në këto vendbanime rurale.
Deri në këto momente nuk ka informacione zyrtare nëse ka dëme në amvisëri apo objekte të tjera. Autoritetet kompetente pritet të dalin në terren për të vlerësuar situatën dhe për të përcaktuar shkallën e dëmeve.

