Reshje të rrëmbyeshme në mbarë vendin, kryesisht në Pretor

Reshje të rrëmbyeshme në mbarë vendin, kryesisht në Pretor

Në 24 orët e fundit, sasi më e madhe e reshjeve të shiut është matur në Pretor ku kanë rënë 66 litra në një metër katror. Vijojnë Krusheva me 37 litra, Manastiri me 30, Prilepi 26 dhe Hanet e Mavrovës 25 litra. Vlera të larta janë vërejtur edhe në Topollçan, Pozharane dhe Vinicë me nga 24 litra, si dhe Kriva Pallankë me 23 litra. Në Lazaropole janë matur 18 litra, ndërsa në Kodrën e Diellit 17. Në Shtip kanë rënë 15 litra, në Berovë dhe Tetovë nga 13, ndërsa në Kavadar dhe Kumanovë nga 12 litra. Në Strumicë 11 litra, Veles 10, ndërsa në Shkup-Zajçev Rid dhe Shkup-Petrovec 5 litra. Më pak shi ka pasur në Gjevgjeli tre litra.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut. Në disa vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, me kushte për stuhi, bubullima dhe erë të fortë. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar jugore, të cilat në disa momente do të arrijnë shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Temperatura maksimale do të lëvizë mes 13 dhe 19 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me reshje të përkohshme lokale të shiut në disa pjesë të luginës. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi juglindor, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë 17 gradë.

MARKETING