Reshje më të rrëmbyeshme të shiut sot pasdite dhe gjatë natës, ndërsa në male reshje të borës

Reshje më të rrëmbyeshme të shiut sot pasdite dhe gjatë natës, ndërsa në male reshje të borës

Moti sot është kryesisht me vranësira, ndërsa vende-vende edh eme mjegull dhe me reshje të shiut, të cilat lokalisht do të jenë më të rrëmbyeshme, përkatësisht mbi 25 l/m², posaçërisht pasdite dhe gjatë natës. Në male reshjet do të jenë me borë. Do të fryjë erë e përforciuar nga drejtimi jugor që do të arrijë mbi 60 km/h. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 10 deri 16 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, posaçërissht nga fundi i ditës dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e matur nga drejtimi jugor. Temperatura do të arrijë deri 9 gradë.

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, në ditët në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male me borë. Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë dhe erës së përforcuar veriore nesër reshjet do të kalojnë në borë në viset më të larta dhe në disa vise më të ulëta.

Në male, në pjesët perëndimore do të formohet shtresë e re bore, ndërsa shtresë më e ulët pritet edhe në viset më të ulëta. Te premten dpo të ketë stabilizim kalimtar të motit, ndërsa në ditët e fundjavës, posaçërisht të shtunën sërissh do të ketë reshje lokale të shoiut dhe borës, të cilat vende-vende do të jenë më të rrëmbyeshme. temperatura do të jetë në rënie, kumtuan a DPHM.

MARKETING