Reshat Ramadani: I lumtur për ftesën, shpresojmë në rezultate pozitive

Reshat Ramadani: I lumtur për ftesën, shpresojmë në rezultate pozitive

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka nisur nga dita e djeshme përgatitjet për dy ndeshjet e muajit shtator kundër Arabisë Saudite dhe Lihteshtajnit. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Bllagoja Milevski janë duke u stërvitur në Shkup, ku fillimisht do të takohen në ndeshje miqësore me Arabinë e cila do të luhet në Pragë me 4 shtator, teksa tre ditë më vonë do të presin në kryeqytet Lihteshtajnin për duelin e eliminatoreve për Botërorin 2026.

Për nisjen e përgatitjeve para mediave nga tabori i Maqedonisë ka folur edhe mesfushori Reshat Ramadani, i cili për herë të parë është pjesë e ekipit “A” përfaqësues.

“Jam i lumtur që jam në këtë grumbullim, pasi mora ftesë nga seleksionuesi. Shpresoj që të kemi rezultate pozitive. Kemi një ndeshje kontrolluese me Arabinë Saudite dhe një ndeshje për eliminatoret kundër Lihteshtajnit. Shpresoj që të dalim me rezultate pozitive pas këtyre dy ndeshjeve”, ka thënë Reshat Ramadani. /SHENJA/

MARKETING