Reshat Ramadani do të luaj edhe një sezon te Shkëndija si huazim nga Dinamo Kievi

Reshat Ramadani do të luaj edhe një sezon te Shkëndija si huazim nga Dinamo Kievi

Reshat Ramadani do të vazhdoj të mbetet te Shkëndija e Tetovës edhe për sezonin e ri. Skuadra nga Tetova dhe klubi që zotëron kartonin e Reshat Ramadanit, Dinamo Kievi kanë arritur marrëveshje për huazim edhe për një sezon.

Ramadani u transferua nga Shkëndija te Dinamo Kiev në mars të vitit 2023, ku qëndroi në Ukrainë deri në fund të vitit të kaluar.

Në fillim të këtij viti, klubet gjetën akord për një huazim 6-mujor të Ramadanit te klubi i tij amë, përderisa tani kanë arritur një tjetër marrëveshje që tetovari të vazhdoj edhe për një sezon te Shkëndija.

MARKETING