Republika e Maqedonisë është emri ynë, kështu u drejtohet të pranishmëve partia ‘E Majta’ në Kinë

Republika e Maqedonisë është emri ynë, kështu u drejtohet të pranishmëve partia ‘E Majta’ në Kinë

Këto ditë në Pekin po mbahet Forumi Rinor për Zhvillim “URA e së Ardhmes”, ku po merr pjesë edhe përfaqësuesi i së Majtës, Mario Janeski. Në videon e publikuar nga partia politike e Majtë, përfaqësuesi i tyre në Pekin theksoi se do të përdorin emrin e vetëm shtetëror Republika e Maqedonisë dhe kërkoi nga të pranishmit që ta përdorin atë emër.

“Gjatë manifestimit organizatorët nga N.R. Kina e përdori emrin Republika e Maqedonisë, në frymën e politikës së saj të bashkëpunimit ndërmjet kombeve, pa u ndërhyrë në punët e brendshme të shteteve. Jemi dëshmitarë të një ndryshimi të përshpejtuar në skenën gjeopolitike dhe vizioni i vetëm i bashkëpunimit midis kombeve do të ndërtohet pashmangshmërisht mbi parimet e respektit të ndërsjellë – në vend të shantazheve, kërcënimeve dhe sanksioneve”. – njoftojnë nga E Majta.

MARKETING