Reprezentuesit grumbullohen për ndeshjet e tetorit

Reprezentuesit grumbullohen për ndeshjet e tetorit

Reprezentuesit e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll janë grumbulluar sot në Shkup për dy ndeshjet e muajit tetor që do të luajnë kundër Ukrainës dhe Armenisë. Futbollistët iu kanë përgjigjur ftesës së seleksionuesit Bllagoja Milevski, me këtë të fundit që bëri edhe një ftesë shtesë ditën e djeshme, duke ftuar edhe sulmuesin Erdon Daci.

Me futbollistin e Vesterlos bëhen 8 futbollistë shqiptar të grumbulluar te Maqedonia për këto dy ndeshje të këtij muaji, pasi në listën e shpallur nga Milevski ishin të përfshirë Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Visar Musliu, Valon Ethemi, Agon Elezi dhe Isnik Alimi.

Përfaqësuesja e Maqedonisë do të stërvitet këto tre ditë në Shkup, përderisa me 12 tetor niset drejt Pragës, aty ku me 14 tetor do të luajë ndeshjen me Ukrainën të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2024. Ndërkohë tre ditë më vonë në Strumicë do ta zhvillojë ndeshjen kontrolluese me Armeninë. /SHENJA/

MARKETING