Reprezentuesit grumbullohen në Shkup për ndeshjet me Italinë dhe Anglinë

Reprezentuesit grumbullohen në Shkup për ndeshjet me Italinë dhe Anglinë

Reprezentuesit e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut janë grumbulluar mesditën e kësaj të hëne në Shkup për dy ndeshjet e fundit eliminatore të Europianit kundër Italisë dhe Anglisë. Seleksionuesi i ekipit përfaqësues të vendit, Bllagoja Milevski ka ftuar 25 futbollist për këto dy ndeshje, ku risi në listën e tij është rikthimi i mesfushorit Tihomir Kostadinov, teksa për në sulm sërish ka marrë ftesë, Erdon Daci. Gjithashtu për Italinë edhe Anglinë janë edhe gjashtë shqiptarë tjerë si Bardhi, Alioski, Musliu, Ademi, Elezi dhe Alimi.
Maqedonia ndeshjen e parë e luan në transfertë ndaj Italisë në Romë me 17 nëntor, përderisa tre ditë më vonë në Shkup do të pret Anglinë.

MARKETING