Reprezentuesit grumbullohen në Shkup për duelet e plej of-it

Reprezentuesit grumbullohen në Shkup për duelet e plej of-it

MARKETING

Reprezentuesit e Maqedonisë së Veriut janë grumbulluar në Shkup për duelet e plej of-it të vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror. Futbollistët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së seleksionuesit të ri, Goce Sedlloski, i cili do të bëjë debutimin në krye të përfaqësueses A gjatë ndeshjeve të muajit mars. Risi në këtë grumbullim janë emra të rinj si Fetai, Herrera dhe Musovski, të cilët për herë të parë marrin ftesë nga ekipi përfaqësues. Ndërkohë, krahas Egzon Bejtullait, në skuadër rikthehen edhe Ljupçe Doriev dhe Boban Nikollov, duke shtuar alternativat dhe konkurrencën brenda ekipit. Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ndeshjen e parë të “play-off”-it do ta zhvillojë më 26 mars në transfertë kundër Danimarkës, ndërsa sfidën e dytë do ta luajë më 31 mars ndaj Republikës Çeke ose Irlandës.

MARKETING