Renova rikthehet me ekipin e parë?!

Renova rikthehet me ekipin e parë?!

Skuadra e Renovë sezonin e ardhshëm rikthehet të garojë me ekipin e parë. Edhe pse asgjë zyrtare nga vet klubi nga Tetova, por trajneri i moshave të reja te Renova, Halim Hodai përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se nga sezoni i ri, rikthehen me ekipin e seniorëve.

“Prioriteti ynë do të jenë talentët e Akademisë. Fëmijët tanë të Tetovës dhe rrethinës do të kenë hapësirë të madhe për tu zhvilluar në futbollist të spikatur. Talentët tanë e dëshmuan në DANA-KUP me krye me trajnerin Elmaz Sinani dhe arritjen e vendit të parë se kemi shumë fëmijë të talentuar. KF Renova i hap dyert dhe jep mundësinë talentëve hapësirë për të dëshmuar veten në kategorinë e seniorëve”, shkruan mes tjerash Halim Hodai.

MARKETING