Rektori Ahmeti: UT-ja ka qenë dhe do të mbetet simbol i unitetit kombëtar

Rektori Ahmeti: UT-ja ka qenë dhe do të mbetet simbol i unitetit kombëtar

Rektori i Universitetit të Tetovës, Kushtrim Ahmeti në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se Universiteti i Tetovës, është si sinonim i arritjeve tona si shqiptar të Maqedonisë, por edhe i sakrificës së qytetarëve dhe studentëve të gjeneratave të para.

“Pikërisht është simbol i rezistencës dhe identitetit tonë kombëtar, dhe pikërisht në këtë frymë ne në vazhdimësi përpiqemi që përveç të jemi një institucion i arsimit të lartë, të jemi edhe një institucion i cili përkujdeset pikërisht për këtë aspekt. Krahasuar me atë që kemi qenë 28 vite  më parë dhe tash kuptohet që ka shumë progres dhe shumë arritje, dhe gjithsesi ajo për të cilën është themeluar universiteti po e arsyeton dhe ne çdo ditë përpiqemi që në një far mënyre ta ngrisim këtë lloj si të themi vlere kombëtare”, ka deklaruar Rektori i Universitetit të Tetovës, Kushtrim Ahmeti. /SHENJA/

MARKETING